Dizajni i brandit
Brendi është përceptimi për kompaninë.
Procesi.
01
Hulumtimi rreth organizatës tuaj është procesi i parë që bëjmë, që ta kemi sa më të qartë kërkesën tuaj. Ky proces përfshinë:
- Pyetje në lidhje me historinë, audiencën, konkurrentët dhe qëllimet tuaja
- 3 ushtrime të shkurtra (për projektet e identitetit të markës)
- Arketipi i markës – një karakter simbolik që përshtatet me organizatën tuaj
- Artikujt e paprekshëm të markës – përveç produktit ose shërbimit tuaj, çfarë tjetër ofroni
- Manifesti i mendimeve – për të nxjerrë se kush jeni dhe kush nuk jeni
Në varësi të biznesit tuaj, ne mund të përdorim mjete shtesë siç janë krijimi i audiencës ose kryerja e anketave të thjeshta të palëve të interesuara.
Në fund të këtij procesi do të krijojmë një dokument që përmbledh vizionin dhe atributet e markës suaj.
02
Krijimi i koncepteve vizuale në formë maketash realistike (mock up) në bazë të procesit të hulumtimit është hapi i ardhshëm në dizajnin e brandit vizual.
03
Rafinimi ose rishikimi i konceptit të përzgjedhur do të bëhet sipas nevojës.
Si funksionon një raund i rishikimeve:
- Ju mblidhni komente mbi konceptin
- Ofroni të gjitha komentet në të njëjtën kohë
- Ne do të konfirmojmë redaktimet e kërkuara dhe do të bëjmë ndryshimet
- Do të paraqesim një draft të ri për rishikim
Në çmimin bazë përfshihen 3 raunde të rishikimeve. Më shumë janë gjithmonë në dispozicion, por që faturohen me orë pune. Zakonisht duhen më pak se 3 raunde rishikimesh për një projekt.
04
Lansimi bëhet pas aprovimit final. Ne do të ju dërojmë të gjitha materialet finale të brendit tuaj.
Nëse është e nevojshme, do të kontaktojmë me kompani shtypi për oferta dhe do të menaxhojmë procesin e printimit për ju. Nëse projekti juaj përfshin një udhëzues të stilit të markës, të gjithë elementët e dizajnit të identitetit tuaj të markës – logoja, tipografia, paleta e ngjyrave, stili i fotografisë, ikonat, etj – do të kapen në këtë dokument. Rezultati është një referencë e vlefshme për të mbajtur vizualet tuaja të pandryshueshme.
Kohëzgjatja
I tërë procesi i dizajnit të brendit zgjatë 6 – 8 javë. Nëse nga ju kërkohet vetëm logo, pa materiale shtesë, procesi zgjatë 3 – 4 javë.
Çmimore.
Pako LOGO
Gur themeli i identitetit vizual të kompanisë suaj. Pas përfundimit të kërkimit dhe vendosjes së një drejtimi me ju, ne do të skicojmë dhe përsosim ide derisa të kemi 3-4 konceptet më të mira të logos për t’ju prezantuar. Secili koncept do të zbatohet në maketa realistike për të provuar se si do të funksiononte në “botën reale”. Zgjidhja juaj e preferuar do të zgjidhet dhe rafinohet. Përfshin një pako përfundimtare skedarësh të përshtatshëm për çdo aplikim, nga shtypja në internet te artikuj promovues dhe më shumë, dhe të drejtat e pakufizuara të përdorimit.
Fillo tani → për vetëm 299.90€
Pako IDENTITET
Detyra jonë është të krijojmë një grup elementesh për markën tuaj dhe udhëzime se si t’i përdorni ato. Dizajneri juaj i brendshëm ose profesionisti i pavarur mund të marrë përsipër që andej, duke punuar me udhëzimet e stilit që vendosim për të zhvilluar materiale të markës për vitet që vijnë.
Në pako përfshihet:
- Dizajni i logos
- Mesazhi dhe sllogani
- Paleta e ngjyrave
- Tipografia
- Elementet grafike
- Letrat zyrtare
- Vizitëkartat
- Një broshurë
- Dizajnet për rrjete sociale (shabllonet)
- Prezantimi në Power Point
- Guida e përdorimit të brendit vizual
Fillo tani → për vetëm 1299.90€